Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan , me angazhime të shtuara është duke vazhduar zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave kundër Covid-19, zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale në Gjilan në të gjitha nivelet , janë të angazhuar në monitorimin e personave të cilët nuk po e zbatojnë masën e “vetzolimit”, por edhe veprime dhe kontrolle të shtuara në lokale hoteliere, sheshe, qendra tregtare etj.
Qytetarët e Gjilanit dhe subjektet afariste në masë të madhe po u përmbahen masave të Qeverisë.
Qëllimi i Policisë së Kosovës është të preventojnë sa të jetë e mundur në parandalimin e përhapjes së pandemisë duke respektuar masat e enteve të shëndetësisë. /2LONLINE.com/