Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Lagja Malësia, Kamenicë 09.06.2022-10:10. Pas një konflikti verbal janë rrahur mes vete dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili gjatë ndërhyrjes për ndarje, është goditur me thikë nga njëri prej të dyshuarve i cili është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje .
Raport shtesë:
VJEDHJE E RËNDË
Rr.Feim Ajeti, Gjilan 23.04.2022-22:00.Lidhur me rastin me datë 09.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
PERSON I ZHDUKUR
Gjilan 08.06.2022-11:00.Me 09.06.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime. /2LONLINE/