DYLON

Kombëtarja e Kosovës ka realizuar fitoren e dytë

Kombëtarja e Kosovës ka realizuar fitoren e dytë
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Kosovës  ka arritur fitore në ballafaqimin ndaj Irlandës së Veriut, duke e mundur me rezultat 3-2, ndeshje kjo në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova realizoi dy herë me Vedat Muriqin në minutat  9′ 52′, ndërsa Zymer Bytyqi realizoi në minutën e 19′.

EkoHigjiena

Ndërkohë, golat për Irlandën e Veriut u realizuan nga Shayne Lavery 45′ dhe Daniel Ballard 83′.

Të dielën, më 12 qershor, Kosova do të luajë si mysafire e Greqisë.

Me fitoren e sontme, Kosova ka arritur t’i mbledhë gjashtë pikë duke u pozicionuar në vendin e dytë në grupin 2 të Ligës C.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.