Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Idriz Seferi, Gjilan 07.06.2022 – 11:22. Ështëarrestuar i dyshuari mashkullkosovar për shkak se derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident dhe goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor i cili kishte qenë duke kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DËMTIM OSE ASGJËSIM I PRONËS & PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE
Koretishtë, Novobërd 07.06.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte hyrë në objektin e një kolegji dhe me një aparat për fikjen e zjarrit kishte shkaktuar dëme materiale duke thyer xhamat e dritareve, karrige, dyer dhe gjithçka qa ka hasur para vetes. I dyshuari duke shkaktuar dëme është zënë në flagrancë nga njësiti policor dhe gjatë arrestimit ka rezistuar dhe si pasoj një zyrtar policor ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
VJEDHJE
Viti NN. Është raportuar se me datën 07.06.2022 persona të panjohur (në kohë të panjohur ) kanë vjedhur 13 rrjeta metalike rrethojat të destinuara për hapësirën e mbeturinave inerte pronë e komunës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
DHUNË FAMILJARE
Gjilan 07.06.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime trupore ku ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
KANOSJE
Gjilan 07.06.2022 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosë verbalisht përmes telefoni me vrasje viktimën femër kosovare. I dyshuari viktimën e kishte thirre dhe kanosë përmes telefoni derisa ajo kishte qenë në stacion policor duke dhënë deklaratë. I dyshuari është arrestuar para stacionit policor, gjatë shoqërimit ka kanosë dhe fyer edhe zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/