DYLON

Qytetit të Gjilanit i mungojnë shenjat e komunikacionit dhe vijëzimi

Qytetit të Gjilanit i mungojnë shenjat e komunikacionit dhe vijëzimi
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Skender Berisha

Është shqetësuese gjendja me shenja dhe vijëzim me rrugët e komunës e Gjilanit. Vërehet qartë se që në hyrje të qytetit kemi mungesa të shenjave dhe vijave të bardha, që janë të domosdoshme për një komunikacion të rregullt.

Gjithashtu nuk është e vështirë të konkludosh se në Gjilan ka mungesë edhe të parkingjeve, dhe kaosi për ditë e më shumë i shtohet qytetit.

EkoHigjiena

Mirembajtja e rrugëve dhe pastrimi i tyre lë për të dëshiruar!

Pa lënë anash edhe mundësitë e vogla në aspektit buxhetor të Komunës së 

Gjilanit, por edhe prioritetet e saj, ky problem kaherë ka qenë prezent në mjediset tona dhe rrugët e qytetit.

Përballja me sfidat e komunikacionit për një vozitës është aktuale. Atyre nuk u ofrohen kushtet më elementare për një vozitje të sigurtë.

Aksidentet e shpeshta ndodhin edhe për shkakun e mungesës së kushteve të rregullta të rrugëve dhe mungesës së shenjave dhe vijave.

Komuna e Gjilanit duhet të marrin masa ndaj problematikës që ndjek vazhdimisht vozitësit e rrugëve të qytetit dhe fshatrave.

Asnjëherë nuk ka qenë më e nevojshme se sa tani një adresim i këtij problemi, ngase numri i veturave dhe vozitësve shtohet përditë e më shumë.

Nuk duhet që kjo problematikë të neglizhohet  dhe të jetë vetëm se një shtojcë e raporteve të cilat mbesin në sirtarët e drejtorive, por kjo qështje të mirret shumë seriozisht në aspektit institucional.

Qyteti duhet të ketë vijëzim në rrugët e saj!

Qyteti duket të ketë shenjat e komunikacionit në çdo cep të saj!

Qyteti duhet të ketë semaforë edhe në vende të tjera!  /2LONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.