Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 155 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 57 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 26 me të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar
Janë arrestuar 14 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/