Autoritetet policore kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur 127 aksidente trafiku, prej të cilave 27 me të lënduar dhe 100 me dëme materiale. Numri i madh i aksidenteve ka ardhur si pasojë e borës dhe ngricave të mëdha në rrugë.
Aksidentet kanë ndodhur në të gjitha komunat e vendit ndërsa policia rrugore ndaj pjesëmarrësve që kanë thyer rregullat e trafikut ka shqiptuar 376 gjoba kundërvajtëse.