Polica e Kosovës njësiti i Policisë në Komunitet mbanë ligjërata vetëdijësuese për nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike në fshatin Zhegër.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Njësiti i Policisë në Bashkësi nga stacioni policor i Gjilanit, si rrjedhojë e kontributit të vazhdueshëm në lëmin e edukimit dhe vetëdijësimit të nxënësve në shkollën e mesme Ekonomike në fshatin Zhegër sot kanë mbajte një ligjëratë si pjesë e aktiviteteve të cilat dalin nga Strategjia e Policimit në Bashkësi.
“Me pjesëmarrje mbi 50 nxënës janë ligjëruar tema duke përfshirë dukuritë negative në shoqëri, duhani, alkooli, drogat, dhuna ndaj bashkëmoshatarëve, krimet kibernetike, Kodi i Drejtësisë për të mitur, pasojat dhe rreziku nga mbajtja dhe përdorimi i mjeteve te rrezikshme-armët, siguria në komunikacionin rrugor etj”, ka thënë Hashani.
Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe ka për qëllim që të punoj sa më tepër me nxënësit e të gjitha niveleve dhe të krijoj siguri dhe ambient prosperues për të gjithë.