Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, në vazhdën e implementimit të detyrave në kuadër të strategjisë së integruar e policimit në bashkësi dhe planit operacionale ,,Siguria në shkolla’’, komandanti i Stacionit Policor-Kamenicë, Kapiten Florim Klaiqi ka realizuar një takim pune me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Kamenicës Afrim Dervishi.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë në ambientet shkollore, gjendje e cila është vlerësuar e qetë dhe stabile. Në këtë takim udhëheqësit e dyja institucioneve biseduan për ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor në ambientet shkollore.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve edhe në komunën e Gjilanit njësiti i komunitetit të Stacionit Policor Gjilan ka mbajtur një ligjëratë me temën ,,Dukuritë negative në shoqëri’’ në shkollën fillore të ulët ,,Vesel Muji’’ në fshatin Bresalc. Ligjërata është realizuar në koordinim me drejtorinë e shkollës dhe personelin arsimor me nxënësit e klasëve të teta dhe nënta. Interesimi i nxënësve ka qenë mjaft i madh, ligjëratë në të cilën nxënësit kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim të këtyre dukurive.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/