Me rastin e festës së 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim dhe Drejtorinë e Parandalimit dhe Hetimit të Dhunës në Familje në Drejtorinë e Përgjithshme Prishtinë, kanë lansuar projektet “Gruaja është mbretëreshë e botës” dhe “Festojmë për një shoqëri të barabartë” me motot:
- Në këtë 8 mars, festojmë vlerën e ndryshimit që gratë sjellin në botë!
- Në këtë 8 mars, festojmë fuqinë dhe vlerat e grave për një shoqëri të barabartë!
Ky veprim është një shprehje e angazhimit dhe ngjalljes së ndjenjës së fortë të vlerësimit, respektit për gratë dhe përforcimin e lidhjes midis policisë dhe komunitetit.
Shpërndarja e dhuratave me rastin e 8 marsit synon të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat dhe nevojat e grave dhe për të treguar një përkujdesje të veçantë ndaj grave në shoqëri, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/