Njësia patrulluese e policisë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, gjatë realizimit të detyrave në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e dukurive të kundërligjshme me thekës të veçantë kontrabandës dhe krimeve ndërkufitare, sot më 20.03.2022, rreth orës 11:30, ka arritur të identifikojë dhe të parandalojë një rast të kontrabandës me mallra.
Në pjesën malore të fshatit Debellde, është hasur automjeti furgon ngjyrë e bardhë, në të cilin kishte 2000 (dy mijë) kg. mjaltë. Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Republika e Maqedonisë Veriore për në Republikën e Kosovës. Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arrit të ik, kurse automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.
Rasti është duke u trajtuar si ‘kontrabandë me mallra’ nga hetuesit policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Kufitare Lindje. Rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, kurse automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës. /2LONLINE/