DYLON

Kontributi i Abdullah Tahirit për atdhe, vepra e tij heroike dhe aktiviteti për çështjen kombëtare e bëjnë të jetë gjithmonë në mesin tonë

Kontributi i Abdullah Tahirit për atdhe, vepra e tij heroike dhe aktiviteti për çështjen kombëtare e bëjnë të jetë gjithmonë në mesin tonë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë me dije se sot ishin në Malishevë të Gjilanit, ku vizituan familjen e dëshmorit të kombit, Abdullah Tahiri.

“Abdullah Tahiri, gjithashtu ishte themelues dhe komandant i Zonës Operative të Karadakut, kontributi i tij për atdheun, vepra e tij heroike dhe aktiviteti për çështjen kombëtare e bëjnë të jetë në mesin tonë gjithmonë.  Frymëzimi ynë për punë dhe përkushtim ndaj vendit, vjen nga shembuj të tillë të idealit e atdhedashurisë”, ka shkruar në profilin e tij,  ministir Mehaj.

EkoHigjiena

Ja postimi i tij i plotë:

***

Sot ishim në Malishevë të Gjilanit, vizituam familjen e dëshmorit të kombit, Abdullah Tahiri.

Ai ishte njëri nga organizatorët e demonstratave të pranverës 1981, ku më 11 mars 1981, ishte ai që përmbysi tabakun e ushqimit në mensën e studentëve në Prishtinë. Demonstrata ishte tejet e organizuar, ku u kërkua hapur Kosova Republikë.

Abdullah Tahiri, gjithashtu ishte themelues dhe komandant i Zonës Operative të Karadakut, kontributi i tij për atdheun, vepra e tij heroike dhe aktiviteti për çështjen kombëtare e bëjnë të jetë në mesin tonë gjithmonë.

Frymëzimi ynë për punë dhe përkushtim ndaj vendit, vjen nga shembuj të tillë të idealit e atdhedashurisë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.