DYLON

Derbi i takoi Dritës

Derbi i takoi Dritës
Avatar photo Redaksia

Skuadra e futbollit Drita i ka ndalur për vete të tria pikët nga ballafaqimi derbi me skuadrën e Prishtinës, pasi e ka mundur me rezultat 2 me 0.

Ishte ky ballafaqim i këtyre dy skuadrave në kuadër të javës së 26-të, në BKT Superligën e Kosovës në futboll, e luajtur në stadiumin sintetik në Gjilan.

EkoHigjiena

Deri sa pjesa e parë u mbyll pa gola, pjesa e dytë i takoi komplet Dritës dhe fitorja erdhi me dy golat e shënuar nga: Simonovski, 48′ dhe Balde 80′.

Ndryshe, FC Drita, me këto tri pikë të arkëtuara, vazhdon ta mbajë pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit, duke tubuar 46 pikë,  tri më pak se Gjilani, që është i i dyti në tabelë dhe tetë më pak se lideri Ballkani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.