Patrullat policore të policisë kufitare të rajonit të veriut, kanë vazhduar aktivitetet dhe patrullimet në brezin kufitar për të parandaluar aktivitetet e kundërligjshme dhe krimet trans-kufitare.
Më 14.09.2023, njësitet policore kufitare, në fshatin Bistricë, kanë arritur të identifikojnë, të ndalojnë dhe më pas të iniciojnë e të trajtojnë katër raste: dy raste ’kalim i pa autorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe dy raste ‘kontrabandim me mallra’.
Në rastin e parë: automjeti ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me drejtues N.S., mashkull, serb/kosovar, dhe pasagjer B.R., serb/kosovar, dyshohet se në Kosovë kishin hyrë përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.
Në rastin e dytë: është ndaluar automjeti ngjyrë e kaltër me targa të Serbisë, me drejtues V. M., mashkull, serb/kosovar dhe pasagjer ishte S.J., serb/kosovar. Të njëjtit dyshohet se në Kosovë ishin futur përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.
Në rastin e tretë: është ndaluar automjeti ngjyrë e verdhe me targa të Serbisë, me drejtues D. M., mashkull, serb/kosovar, pas kontrollit nga ana e policisë, është vërtetuar se i njëjti ishte duke transportuar mall, të cilin dyshohet se në Kosovë e kishte futur përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.
Në rastin e katërt: është ndaluar traktori ngjyre e kuqe me rimorkio me drejtues F.M., mashkull, shqiptar/kosovar. Pas kontrollit nga ana e policisë është vërtetuar se i njëjti ishte duke transportuar mall (dru 3.90 metër kub), të cilat dyshohet se janë kontrabanduar dhe janë futur përmes rrugëve ilegale.
Rastet janë iniciuar dhe janë duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veriu. Është njoftuar prokurori kompetent, rastet procedohen në procedurë të rregullt. /2LONLINE/