DYLON

Parandalohet edhe dy raste të kontrabandës me mallra

Parandalohet edhe dy raste të kontrabandës me mallra
Avatar photo Redaksia

Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësitet e  Task-Forcës (Policia e Kosovës DRK Lindje dhe Dogana e Kosovës), në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacioneve në teren.  

Si rezultat i këtyre kontrolleve më datë 15.09.2023, në dy raste të ndara janë parandaluar dhe zbuluar kontrabandë me mall nga Serbia për në Kosovë.

EkoHigjiena

Në të dyja rastet drejtues të veturave ishin meshkuj, serb/kosovar dhe malli i kontrabanduar ishte birra. Në veturën e parë, janë hasur 700×05 litra birra dhe në veturën e dytë 600×0.5 litra. Pra, është parandaluar hyrja e 1300 shisheve me birra nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.