Në mbrëmjen e djeshme është raportuar se gazetari i RTK-së, Altin Ahmeti është rrahur nga pesë persona në një kafiteri të Prishtinës. Për këtë rast, ka dhënë detaje Policia e Kosovës.
“Viktima mashkull K/Shqiptar gazetar i RTK-së ka raportuar se derisa kishte qenë në një kafiteri për motive të panjohura ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.