Autoritetet policore bëjnë me dije se në autostradën “Arben Xhaferi” identifikohen pesë shoferë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit (gjobiten me gjobë nga 200 deri në 500 euro dhe iu ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik nga 6 deri në 12 muaj, varësisht nga sasia e alkoolit në gjak).
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik. /2LONLINE/