Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Perëndimi, e ka trajtuar një informatë inteligjente dhe në koordinim me Policinë e Shtetit (policinë e Shqipërisë), kanë identifikuar një plantacion të mbjellë me bimë narkotike.
Zyrtarë policorë nga DRPK-Perëndimi, që në ora 01:30, datë 16.09.2023, kanë filluar të zbatojnë një plan operativo-taktik. Në ora 03:00 njësitet policore kanë qenë në vendin ku janë mbjellë bimët narkotike (kanabis).
Në brezin kufitarë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në Koshare, në afërsi të Piramidës C4, në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës, në një sipërfaqe rreth një hektar, janë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë, dyshohet të jenë kanabis.
Për rastin janë njoftuar njësitet relevante të policisë dhe prokurori i PTh-Gjakovë. Rasti do të vazhdojë të trajtohen në koordinim me njësitet anti-drogë dhe organet e drejtësisë.
Lidhur me rastin, falënderojmë Policinë e Shtetit për bashkëpunim dhe koordinim në trajtimin e këtij rasti. /2LONLINE/