Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Sektorial dhe ai në komunitet të Stacionit Policor Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Gjilanit, me qëllim të parandalimit të zjarreve ka realizuar aktivitet në qytetin e Gjilanit dhe disa fshatra të komunës së Gjilanit.
Me këtë rast janë zhvilluar takime me përfaqësues të lagjeve, fshatrave dhe qytetar duke i njoftuar për pasojat dhe rrezikun nga zjarret, masat ligjore ndaj personave që shkaktojnë zjarre dhe rëndësinë e ruajtje së ambientit. Po ashtu janë shpërndarë edhe broshura me këshilla përcjellëse për qytetaret.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse vëreni një zjarr që po përhapet jashtë kontrollit, ju lutemi thirrni menjëherë në numrat pa pagese 192 ose 112.
Përmes bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të përbashkët, mundë të sigurojmë ruajtjen e natyrës dhe shëndet, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/