Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të vrasjes në tentativë, dhunës në familje dhe të posedimit të substancave narkotike, transmeton 2LONLINE.com.
INCIDENTET KRIMINALE
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Idriz Seferi, Gjilan 09.12.2022 – 01:46. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, pasi që ishte goditur me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
- Viti 06.12.2022 – 14:10. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kunata e tij femër kosovare e ka ofenduar atë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Gjilan 09.12.2022 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Qendra e Paraburgimit Pasjak, Novobërdë 09.12.2022 – 13:20. Nga qendra e paraburgimit është raportuar se brenda rrethojës kanë gjetur një qese me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.24 gram. Substanca është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar. /2LONLINE/