• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Haziri: Gjilani po dëshmohet se punon me bedel politik e jo me të zgjedhur politik

Redaksia 2LONLINE 10 Dhjetor, 2022 5 min
 Haziri: Gjilani po dëshmohet se punon me bedel politik e jo me të zgjedhur politik

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur të shtunën konferencën e rregullt për media, në të cilën është paraqitur kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri dhe këshilltarët komunal.

Duke folur për punën një vjeçare të qeverisjes komunale, Haziri e ka quajtur vit të humbur për Gjilanin.

Ai më tej shtoi:

Kaloi një vit i qeverisjes komunale të Gjilani, i cili karakterizohet me mos punë, me mos transparencë, me mos realizim të asnjë prej mbi 100 premtimeve zgjedhore, me nepotizëm të theksuar, me mungesë vizioni e dije për t’i shtyrë projektet përpara, me mos funksionim të asnjë sektori si duhet. Pra, fatkeqësisht ky ëshhtë vit i humbur për Gjilanin.

Ky përfaqësues i VV-së nesër ka paralajmëruar që ta prezantojë raportin vjetor të punës në teatër për me bë teatër, por në Kuvendin Komunal nuk ka raportuar për punën gjashtë mujore, si detyrë ligjore, nuk e ka bërë pasqyrimin e të hyrave financiare, për nëntë mujorin në Kuvend, nuk i ka miratuar ende raportet për ndërmarrjet komunale dhe po vazhdon t’i ik raporteve dhe llogaridhënies me Kuvendit Komunal.

Paramendojeni, nëse i pari i ekzekutivit në vend vije në Gjilan që t’i bëjë paralelizma Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe me e mbulu paaftësinë, mos angazhimin e pazotësinë e të parit të tij në Komunë, del që Gjilani po punon me bedel politik e jo me të zgjedhur politik. Ky është lajm i keq sepse kryetari i Komunës pasqyron përfaqësimin e qytetarëve në të gjitha dimensionet.

Ne apelojmë që Kuvendi Komunal të mos anashkalohet e të mos i bëhet paralelizma, por ta respektojnë kalendarin e punës, të miratuar nga këshilltarët komunal. Ky kalendar kërkon që deri më 31 dhjetor që kryhen të gjitha detyrat e parapara që lidhen me ligjshmërinë dhe me zhvillim në Komunën tonë.

Lojaliteti i LDK-së ndaj shtetit është i madh, por nuk mund të jemi lojalë ndaj një pakice politike, të kërkesave avanturiere të tyre dhe lëvizjeve politike që po vazhdojnë ta dëmtojnë funksionimin e organeve të Kuvendit Komunal, me improvizim të seancave.

Përpos një pjesë të vogël të detyrave të buxhetuara që i kanë kryer drejtorët e partisë së koalicionit, tetë sektorët tjerë janë sektorë të braktisur, nuk kanë shpenzuar buxhet, nuk e kanë realizuar asnjë lloj aktiviteti e as projekte të reja. Krejt çka kanë arritur është me shpall konkurse, me punësu të afërm, me anulu konkurse, me shpall grante e me anulu grante. Kjo është arsyeja që ne e kemi quajtur vit të humbur dhe nëse vazhdon kështu, do të jetë mandat i humbur.

Nëse i marrim vetëm tri projektet e mëdha, Autostrada e Gjilanit nuk ka buxhet që të mbyllet në vitin e ardhshëm, Stadiumi i Qytetit që i ka humbur 800 mijë euro sivjet , nuk ka buxhet për vitin e ardhshëm dhe Impianti për trajtimin e ujërave të zeza është zgjatur deri në vitin 2027 për t ‘u punuar, në kohën kur ne e kemi planifikuar për 18 muaj që të përfundohen punimet, ka deklaruar në këtë konferencë kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Gjilan Gjilani LDK Lutfi Haziri politika rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Transporton mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga policia përkundër tentativës që t’iu

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror

6 Qershor, 2023
Gjilan

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror mbi të rinjtë

6 Qershor, 2023

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mori pjesë në hapjen e Panairit të Librit në Prishtinë

6 Qershor, 2023

Kryetari Haliti po merre pjesë në mbledhjen e Kuvendit vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës

6 Qershor, 2023

Arrestohet i dyshuari për kanosje të dy viktimave

6 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com