DYLON

Ministri Mehaj me delegacionin e tij vizitoi Qendrën Ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e luftës hibride në Finlandë

Ministri Mehaj me delegacionin e tij vizitoi Qendrën Ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e luftës hibride në Finlandë
Avatar photo Redaksia

Gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, Ministri Mehaj së bashku me Gjeneral Hazrollin, Gjenerale Spahiun dhe këshilltaren Liridona Gashi, vizitoi Qendrën Ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e luftës hibride, Hybrid CoE, pjesë e së cilës janë 32 shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Me anëtarët e sekretariatit të kësaj qendre dhe drejtuesin e saj, Rasmus Hindren, Ministri Mehaj diskutoi rreth luftës hibride që po aplikon aktualisht Rusia në shumë drejtime, e nëpërmjet të Serbisë edhe në rajonin e Ballkanit.

EkoHigjiena

Në vazhdim, dy delegacionet u dakorduan që të fillojë bashkëpunimi në shkëmbimin e informatave dhe analizimin e kërcënimeve hibride, gjetjen e strategjisë për mbrojtje dhe parandalimin e aktiviteteve të tilla të cilat cenojnë vlerat demokratike të shteteve.

Të dyja palët ishin të qëndrimit të njëjtë se duhet angazhim dhe strategji e përbashkët për parandalimin dhe luftimin e luftë hibride i cili është kërcënimi serioz që duhet mposhtur. /2LONLINE/