Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të rrezikut të përgjithshëm, dhunës në familje dhe monedhës së falsifikuar, transmeton 2LONLINE.com.
INCIDENTET KRIMINALE
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Gjilan 05.01.2023 – 00:52. Trajtim mjekësorë kanë kërkuar nëntë viktimat meshkuj kosovarë pasi që në lokalin në të cilin ishin duke qëndruar, ka filluar të ndjehet një aromë e cila u kishte shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hedhur “spray” në lokal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
MONEDHË E FALSIFIKUAR
Rr. Adem Jashari, Viti 05.01.2023 – 13:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 (njëqind) € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar.
DHUNË NË FAMILJE
• Gjilan 05.01.2023 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
• Viti 05.01.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje, ka kanosur viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/