DYLON

U pensionua Ekrem Kryeziu, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe

U pensionua Ekrem Kryeziu, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe
Avatar photo Redaksia

Pas punës me dekada të tëra në arsim është pensionuar Ekrem Kryeziu, profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Ekrem Kryeziu është i lindur në Roganë të Komunës së Kamenicës në vitin 1958. Shkollën Fillore e ka përfunduar në Gjilan, kurse shkollimin e mesëm e përfundoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, kurse studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i përfundoi në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 1982. Ishte ndër studentët më të dalluar të gjeneratës, andaj edhe iu mundësua vazhdimi i studimeve në shkallën e tretë, mirëpo një vit më pas, në vitin 1983 u punësua në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan.

EkoHigjiena

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak punoi në Mbrojtjen Popullore, por pas grevës së organizuar nga Sindikata e Kosovës është larguar nga puna. Në vitin 1998 sërish kthehet në arsim, në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan e më pas kaloi në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ku vazhdoi punën deri në pension.

Për vite me radhë ai ishte aktiv në organizimin e orëve letrare e të programeve kulturore-artistike në shkollë, kudo ku punoi, andaj për punën e bërë disa herë është shpërblyer me mirënjohje.

Ai është baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, të cilët falë edukimit të profesor Ekremit bënë karrierë në profesionet e ndryshme si në punë profesionale, gazetari e së fundi e bija e tij është zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës.

Profesori Ekrem Kryeziu është gjysh i disa nipave e mbesave, kurse gjatë punës së tij në arsim ai gjithnjë është mbajtur në mend për pedanterinë, përgatitjen profesionale, respektin që ka kishte ndaj nxënësve e kolegëve dhe për qasjen e tij pozitive.

Profesorit Ekrem Kryeziu i dëshirojmë suksese të mëtejme, jetë të gjatë e të lumtur afër më të dashurve të tij. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.