Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të posedimit të paautorizuar të narkotikëve, personit të zhdukur dhe aksidentit të trafikut, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Bilinicë e Uglar të Gjilanit si dhe në Bushnicë të Novobërdës.
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Fsh. Bilincë, Gjilan, 16.04.2023-23:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njësitet policore gjatë bastisjes në banesën e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 24-gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
PERSON I ZHDUKUR
Fsh. Bushnicë, Novobërdë, 15.04.2023-12:30. Ankuesi mashkull kosovar me 16.04.2023 ka raportuar se, viktima mashkull kosovar-babi i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Uglar, Gjilan, 16.04.2023-17:15. Një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. I lënduari pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar. /2LONLINE/