Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të vdekjes, dhunimit dhe armëmbajtjes pa leje, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Gjilan, Novobërdë dhe Viti.
INCIDENTET KRIMINALE
HETIM I VDEKJES
Gjilan / 23.10.2023 – 14:47. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.
DHUNIM
Novobërdë / 2021. Më 23.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Viti / 23.05.2023 – 09:00. Me 23.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi njësitë relevante policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë, një pushkë gjuetie, 56 fishekë, 5 radiolidhje, 2 telefona celularë, 1 shtëpizë kompjuteri, 1 Laptop, 1 DVR, 1 thikë, 1 USB, 1 SD Card, 1 IP kamerë dhe një pasaportë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/