DYLON

Policia arreston tre të dyshuar në vazhdën e hetimit të rastit “Fajdeja”

Policia arreston tre të dyshuar në vazhdën e hetimit të rastit “Fajdeja”
Avatar photo Redaksia

Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, në vazhdimin e hetimit të rastit  “Fajdeja”, sot me datën 24.10.2023, ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,  për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë (5) lokacione të cilat përfshijnë regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës.

Gjatë realizimit të operacionit policor dhe kontrollit janë arrestuar tre (3), persona të dyshuar dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale:

EkoHigjiena
  • Pesë (5) vetura,
  • Tre (3) telefona celular,
  • Një (1) llap top,
  • Dy (2) USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.