Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunimit, të sulmit dhe të monedhës së falsifikuar, transmeton 2LONLINE.com.
Raporti i policisë
INCIDENTET KRIMINALE
SULM
Gjilan 24.10.2022-20:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.
DHUNIM
Gjilan NN. Me datë 25.10.2022 viktima femër kosovare pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se është shtatzënë. Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si më lartë, dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin.
MONEDHË E FALSIFIKUAR
Viti 25.10.2022-01:30. Njësitet policore pasi kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte duke drejtuar veturën, gjatë kontrollit në veturë i kanë gjetur e konfiskuar një bankënotë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /2LONLINE/