DYLON

Udhëheqësit komunal të Vitisë vizituan shkollën multietnike në Binçë

Udhëheqësit komunal të Vitisë vizituan shkollën multietnike në Binçë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, bashkë me policinë e Kosovës – stacioni në Viti, kanë vizituar sot shkollën multietnike në fshatin Binçë, ku mësojnë fëmijë të dy komuniteteve, shqiptarë e serb.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë nga afër ecurinë e procesit mësimorë në shkollën fillore “Ndre Mjeda” paralelja e ndarë në Binçë dhe shkollën fillore “Mladen Markovic”, të cilat funksionojnë në një hapësirë të përbashkët.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë do të vazhdoj mbështetjen pa dallim për të gjitha shkollat e komunitetin serb që funksionojnë brenda territorit të Vitisë. Përndryshe, në këtë shkollë, janë gjithsej 12 nxënës, 5 shqiptarë dhe 7 të komunitetit serb. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.