DYLON

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni u zgjodh kryesues i Bordit të AZHR-Lindje

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni u zgjodh kryesues i Bordit të AZHR-Lindje
Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, me votë unanime u zgjodh kryesues i Bordit të AZHR-Lindje.

“Falënderoj kolegët kryetarë të komunave të rajonit Lindje dhe zotohem për thellimin e bashkëpunimit ndërkomunal, gjithmonë në të mirën e përbashkët të qytetarëve të komunave që përfaqësojmë. Bashkë, për zhvillimin rajonal!”, ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Bordi, po ashtu, miratoi raportin e punës të Agjencisë për vitin paraprak, derisa konkludim i këtij takimi ishte se AZHR-Lindje është mekanizëm i cili ka impakt të drejtpërdrejt në bashkëpunimin ndërkomunal dhe në zhvillimin rajonal.

Kryetarët e Komunave u zotuan se do të jenë aktivë dhe mbështetës në kuadër të AZHR-Lindje, sepse kështu është një lidhje direkte mes orientimit të fondeve qeveritare por edhe bashkëpunimin me donatorë dhe investitorë të fondeve ndërkombëtare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.