Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se veç punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Gjilan është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
“Një urdhëresë , me nr. PED.nr. 174/21 është realizuar sot me datë 19.01.2022, rreth orës 17:30h, në Gjilan është ndaluar i dënuari A.R.. , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit rëndon dënimi prej 10 muaj e 20 dite burg efektiv”, ka thënë zëdhënësi Hashani
Pas përfundimit të procedurave ligjore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/