DYLON

Policia në Viti realizoi urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore, dega në Viti

Policia në Viti realizoi urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore, dega në Viti
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Veç punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave të ndryshme penale, Stacioni Policor në Viti është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

“Sot me date 19.01.2022 patrulla policore pas grumbullimit të informatave rreth vendndodhjes së personit të kërkuar ka arritur që ta arrestoj personin E.Z(1995)e ta sjellë në SP në Viti. I njëjti kërkohej në bazë të urdhëresave të gjykatës : ED.nr.775/20, PED.nr.351/21 dhe ED.nr.83/2020 dhe menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 5 vite e tre muaj burg”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE/.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.