Policia e Kosovës stacioni në Kamenicë ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2019, duke treguar se viti që lamë pas ka qenë një vit i suksesshëm për angazhimet e policisë në Kamenicë.
Pjesëmarrës gjatë prezantimit të punës ishte edhe Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati i cili pas përmbledhjes së raportit nga komandati i stacionit Policor në Kamenicë, Florim Klaiqi, e vlerësoi lartë punën e tyre sidomos në sigurinë publike duke mos pasur asnjë vrasje gjatë këtij viti.
“Ju falenderoj për punën e bërë, Kamenica nuk ka asnjë dallim nga vendet e tjera të Evropës, duke ofruar qetësi dhe siguri për qytetarët e saj, diçka që po më vjen mirë se është rritur raportimi i qytetarëve lidhur me dhunën në familje duke u ngritur vetëdija tek qytetarë dhe se së bashku do ta luftojmë këtë dukuri në shoqërinë tonë”, tha ai
Kastrati po ashtu tregoi se komuna është shumë e kënaqur me punën e policisë dhe kjo është edhe arsyeja se pse qytetarët i besojnë policisë. Duke i uruar për punët e kryera ai i uroi edhe një vit edhe më të suksesshëm.
Ndërkaq Komandanti Florim Klaiqi, falënderoi stafin policor për punën dhe angazhimin brenda një viti, po ashtu edhe kryetarin Kastrati për bashkëpunimin e mirë në mes të këtyre dy instititucioneve.
E, Kolonele Elmina Mahmuti, Drejtoreshë Rajonale e Policisë në Gjilanit, punën e stacionit policor të Kamenicës e cilësoi si një ndër më të mirën në regjion.