Në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, kanë vizituar komandantin e stacionit policor në Viti, Afrim Halilin.
Kryetari Haliti ka uruar zyrtarët dhe pjesëtarët e këtij institucioni dhe gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës, dhe ka falënderuar komandantin Halili, për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet komunale.
Ai tha se pjesëtarët e policisë së Kosovës, kryejnë detyra tepër të rëndësishme dhe çdoherë e në çdo moment janë në vendin e duhur për të garantuar rendin, qetësinë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.
Përndryshe më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. /2LONLINE/