Kolonel Taibe Canolli-Brajshori, Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore, së bashku me znj. Kimberly Riffe atashe i DOJ-ICITAP, nga Ambasada e SHBA-së dhe z. Emin Uka Udhëheqës i Divizionit për Sigurim të cilësis në AKSP, janë duke marr pjesë në konferencën ndërkombëtare të drejtorëve të zbatimit të ligjit, e cila është mbajtur në Denver, Colorado të SHBA-së, nga data 14 deri 17 maj 2023.
IADLES është autoritet i cili përkujdeset për sigurim të standardeve ndërkombëtare të trajnimit të zbatuesve të ligjit si dhe siguron aplikimin e politikave dhe praktikave më të mira lidhur me standardet dhe trajnimet.
Delegacioni nga Kosova në konferencën katër ditore, në kuader të panelit prezentoi me temen “Avancimi i barazis gjinore përmes strategjive trajnuese“.
Gjatë kësaj seance u prezentuan të arrituart e Policisë së Kosovës në fushën e trajnimeve dhe integrimit të perspektivës gjinore. Kolonel Taibe Canolli ndër të tjarat theksoi se Policia e Kosovës është “storie e suksesit “ sa i përket integrimit të perspektivës gjinore dhe se është institucioni i parë në rajon që ka të aprovuar dokumentin strategjik, Agjenda Gjinore dhe planin e veprimit tre vjeçar, përmes të cilës sigurohet integrimi i qëndrueshëm i grave brenda organizatës policore, adaptimin e praktikave pozitive venodore dhe ndërkombetare për ngritjen e numrit të grave/vajzave, si dhe vazhdimin e fuqizimit të tyre .
Në këtë konferencë përveç pjesëmarrjes së shteteve nga SHBA-ja, morën pjesë edhe 17 vende të tjera, pjesë e së cilës ishte edhe delegacioni nga Republika e Kosovës.
Pjesëmarrja në këtë konferencë mjaft të rëndësishme u mundesua nga ICITAP-i Amerikan, i cili në vazhdimësi përkrah dhe mbështet pjesëmarrjen e Policisë së Kosovës në evenimente dhe konferenca të tilla ndërkombëtare, andaj Policia e Kosovës u është mjaft mirënjohëse dhe falënderuese. /2LPONLINE/