Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale e Hetimeve Kufitare ‘Veriu’, ka ndaluar veturën kombi me targa vendore, ku drejtues ishte personi i dyshuar T. A., m/k (viti i lindjes 1972).
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara 22 dele pa dokumentacion të nevojshëm, ku dyshohet se disa prej tyre janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë .
Me autorizim të prokurorit kompetent, rasti procedohet në procedurë të rregullt, delet dhe mjeti sekuestrohen, ndërsa në koordinim me Doganën e Kosovës dhe Agjencionin e Ushqimit dhe veterinës AUV po ndërmerren veprimet e mëtejme.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe të paligjshme në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/