Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësitet e policisë në komunitet, udhëhequr nga rreshtere Sahadete Sadiku, me ftesë të Ramadan Dërmakut, drejtori i shkollës fillore “Musa Zajmi”, kanë marrë pjesë në prezantimin me temën: “Dhuna në Familje” , faktorët që ndikojnë si dhe parandalimi i mundshëm në shoqëri”.
Ky prezantim u përgatit nga nxënësit e klasës së tetë.
“Prezantimi është bërë duke plotësuar kushte e parapara me ligj gjatë pandemisë. Arsimtarët dhe nxënësit që kanë përzgjedhur këto tema janë shprehur falënderues në policinë e Kosovës në trajtimin me prioritet të këtyre rasteve”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, Policia e Kosovës po ashtu ka shpërndarë edhe fletëpalosje për nxënësit me qëllim vetëdijesimin rreth rasteve të “Dhunës në familje”. /2LONLINE.com/