Policia e Kosovës, nën mbështetjen dhe përkrahjen e OSBE-së, organizuan një punëtori me temë: “Zbatimi i Strategjisë së Integruar Policia e Drejtuar nga Intelegjenca dhe Policisë në Bashkësi dhe Planit të Veprimit 2021-2025”.
Në këtë punëtori ku u prezantuan të arriturat sipas planit të veprimit, morën pjesë stafi i lartë i Policisë së Kosovës nga niveli qendror dhe ai lokal, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të projektit NICO mbështetje reformave të PK-së, UNDP-së dhe IPK-së.
Përmes kësaj punëtorie përveç prezantimit të të arriturave, synohet vazhdimi i koordinimit dhe implementimit të planit të veprimit të kësaj strategjie, e cila ka për qëllim të avancojë sistemin e integruar të intelegjencës përmes qasjes së përgjithshme proaktive dhe bashkëkohore të policimit në bashkësi në dy nivelet e organizimit të Policisë së Kosovës.