Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 535 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, ndërsa asnjë në bazë të ligjit COVID-19.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Sipas policisë, 28 prej tyre kanë qenë me lëndime dhe po aq, me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 12 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në ndalim policor. /2LONLINE.com/