DYLON

Haziri: Lajmi për ndarjen nga jeta të Arzie Nuhiut, i rëndë dhe i befasishëm

Haziri: Lajmi për ndarjen nga jeta të Arzie Nuhiut, i rëndë dhe i befasishëm
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime për familjen Nuhiu nga Gjilani, me rastin e vdekjes së Arzie Nuhiut, e cila ishte aktiviste, gazetare, këshilltare komunale dhe anëtare e Kuvendit në trupat profesionale, mandate më parë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

EkoHigjiena

“E nderuara familje Nuhiu,

Me dhembje të thellë kam pranuar njoftimin për ndarjen nga jeta të Arzie Nuhiut, e cila ka qenë gazetare në Radio Gjilan, e më vonë edhe këshilltare komunale dhe anëtare e trupave profesionale që ka Kuvendi i Komunës, në disa mandate.

Në emër të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, ju shpreh ngushëllimet më të sinçerta, që shpirti i saj i bardh pushon së jetuari nga sot, duke u lutur që ta mëshiroj i madhi Zot, ndërsa juve familjes, vëllezërve dhe motrave të saj, t’u jap durim dhe forcë në përballimin e kësaj ndarjeje të rëndë, jo vetëm për ju, por për të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë.

Gjithmonë në kujtimin e të gjithë neve, do të mbetet buzëqeshja, energjia, vendosmëria, përkushtimi, dëshmia se me punë mund të arrihen suksese, të cilat i ka lënë prapa Arzia.

Ndarja nga të dashurit është e dhimbshme, por ndarja fizike me individ të rinjë në moshë, është shumë e rëndë dhe nganjëherë sikur sot, edhe vështirë e pranueshme.

Ngushëllime familjes Nuhiu dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Arzien”, ka përfunduar letra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.