Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 651 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, ndërsa 2 në bazë të ligjit COVID-19.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë ka ndodhur një aksident fatal, 100 aksidente trafiku me lëndime apo me dëme materiale, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Sipas policisë, 22 prej tyre kanë qenë me lëndime dhe 78 me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 28 persona, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Qubrel, Skenderaj, 26.07.2021 – NN. Është raportuar një aksident trafiku i përfshirë vetë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime shumë të rënda dhe pastaj ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit. /2LONLINE.com/