Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, në vendin tonë janë regjistruar 65 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 2 mijë e 74 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Gjatë 24 orëve të fundi, kanë ndodhur 65 aksidente trafiku, nga të cilat 2 me fatalitet, 24 me lëndime në njerëz, 39 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 23 persona, 15 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/