Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Me datën 9 qershor 2023 njësitë policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Prizren nën asistencë të NjRSh-së dhe Njësisë së Forenzikës, pas një pune intensive hetimore disamujore, me urdhër-kontrollin nga gjykata kompetente, kanë kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë gjetur dhe janë sekuestruar provat materiale si:
• një (1) kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: 10 gramë,
• dy (2) rollne,
• dy (2) mulli për bluarje,
• një (1) pako me rizlla,
• një (1) pushkë ajrore,
• një (1) kuti metali me fishekë,
• një (1) kavanoz qelqi me 27 qese të ndara, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale 18.36 gramë,
• një (1) peshore digjitale,
• një (1) palë gërshërë dhe foli najloni;
• një (1) DVR,
• një (1) motoçikletë,
• një (1) telefon mobil.
Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar me iniciale L. K. viti i lindjes 1999, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë, në ndërkohë që njësitë përkatëse policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore. /2LONLINE/