Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore, ka arritur të siguroj dëshmi se i dyshuari mashkull kosovar ( ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër ) derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019, si ofiqar, dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Lidhur me rastin dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas të huaj (turk) në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, teksa i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.
Si rredhojë e këtyre veprimeve të njëjtit i ishte mundësuar që të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe pastaj edhe me patentë shofer.
Me datë 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit të lartcekur për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës, ku pas intervistës me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Ndërsa personi i dyshuar mashkull turk që dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” tani është i ekstraduar në Turqi. /2LONLINE/