Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren me datë 01.03.2023 ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku gjatë kryerjes së bastisjes tek i njëjti janë gjetur armë dhe substanca narkotike.
Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:
• Pesё (5) qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram.
• Dy peshore digjitale
• Pistoletë me karikator me 3 fishekë brenda.
• Pistoletë me njё karikator me 4 fishekë
• Shtatё (7) fishekë kalibër i panjohur.
• Njёqind e pesёdhjetё e dy (152) qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave narkotike.
• Dyzet (40) stega plastike,
• Dy (2) rolle me foli plastike,
• Njё(1) rolle foli alumini,
• Para në vlerë prej; 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze.
Pas bastisjes së kryer personi i dyshuar ёshtё shoqёruar nё stacionin policor ku ёshtё intervistuar nё prezencë e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim tё prokurorit kompetent ёshtё ndaluar pёr 48 orё. /2LONLINE/