Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste të personave të zhdukur. Referuar raportit ditor të Policisë së Kosovës, ato janë raste që kanë ndodhur në Komunën e Gjilanit. përkatësisht në fshatin Bresalc dhe në Vërbicë të Zhegocit.
PERSON I ZHDUKUR
· Fsh. Bresalc, Gjilan 29.03.2024 – 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëfshatari i tyre mashkull kosovar, prej rreth tre muajve nuk është parë në fshat dhe as qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.
· Fsh. Vërbicë e Zhegocit, Gjilan 29.03.2024 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.