Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Kamenicë janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj K/Shqiptar, nën dyshimin se të njëjtit kanë vjedhur veturën WV Jeta, pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar.
Njësiti policor ka gjetur veturën e lartcekur e cila i është kthyer pronarit.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.