DYLON

Haziri: Rrethrrotullimi prapa kombinatit të duhanit do ta shkarkojë qarkullimin prej zonës së parë të qytetit

Haziri: Rrethrrotullimi prapa kombinatit të duhanit do ta shkarkojë qarkullimin prej zonës së parë të qytetit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit po vazhdon projektin e hapjes së rrugëve të reja me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve.

Gjatë vizitës që i ka bërë punimeve në ndërtimin e rrethrrotullimit tek ish Shoqata e Gjahtarëve, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili shoqërohej nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, tha se kjo është nyje krejt e re, e cila do ta shkarkojë qarkullimin e qytetarëve prej zonës së parë të qytetit.

“Kjo nyje shkarkon infrastrukturën në qytet dhe e lidh rrugën prej Stacionit të Autobusëve, Rrugën e Ferizajt dhe lagjen Arbëria, Rrugën e Kumanovës në drejtim të varrezave të qytetit, stadiumit të ri, parkut të fëmijëve dhe palestrën e qytetit. Kjo është nyje krejt e re, e cila do ta shkarkojë qarkullimin e qytetarëve prej zonës së parë të qytetit”, ka deklaruar kryetari Haziri.

EkoHigjiena

“Është investim krejtësisht i Komunës dhe kjo nyje parashihet t’i jap imput kombinatit të duhanit që tash është sektor privat dhe kësaj zone të “Arbërisë” që e kemi në trajtim. Është njëri prej investimeve strategjike që Komuna është duke e realizuar dhe shumë shpejtë do të bëhet inaugurimi i punimeve”, ka shtuar Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.