Autoritetet policore kanë bërë me dije se në çatinë e një objekti banesor, kanë gjetur një çantë në të cilën kishte substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të ndara në paketime me peshë prej 184.8 gramë, një peshore elektronike si dhe qese të papërdorura.
Substanca e dyshuar është konfiskuar.
Bsazuar në njoftimin e policisë, nuk është raportuar për të arrestuar.
Raporti i policisë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Esat Berisha, Gjilan 29.06.2024 – 14:20. Pas marrjes së një informate, njësitë policore në çatinë e një objekti banesor, kanë gjetur një çantë në të cilën kishte substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të ndara në paketime me peshë prej 184.8 gramë, një peshore elektronike si dhe qese të papërdorura. Substanca e dyshuar është konfiskuar. Nuk raportohet për të arrestuar. /2LONLINE/