Policia e Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, një me fatalitet.
Sipas policisë, poashtu 26 prej tyre kanë qenë me lëndime dhe 26 të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 703 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 23 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME-FATALITET
Fsh. Gadime, Lipjan (NN) 04.06.2021-15:05. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është vetë aksidentuar. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar-fëmijë (2009), i cili ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK, ndërsa lëndime ka pësuar edhe i dyshuari-drejtuesi dhe një pasagjerë mashkull kosovar. Të lënduarit për shkak të lëndimeve janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë të dërgohet në IML- për obduksion në Prishtinë .